Dy pritje spektakolare brenda dy sekondave nga Bernd Leno

Futboll 02 Mars 2019 17:33

Unai Emery bëri disa ndryshime të diskutueshme në formacionin e Arsenalit, për ndeshjen kundër Tottenhamit në “Wembley”, të shtunën.

Mesut Ozil, i cili dhuroi paraqitje briliante kundër Bournemouthit në mesjavë, u la në bankën rezervë, njejtë si Lucas Torreira, Sead Kolasinac dhe Pierre-Emerick Aubameyangu, transmeton Insporti.

Alex Iwobi, Granit Xhaka, Shkodran Mustafi dhe Alexander Lacazette startuan në vend të tyre, derisa Emery gjithashtu ndryshoi edhe formacionin, nga 3-4-2-1 në 4-2-3-1.

Një lojtar që ka impresionuar që prej kur ka filluar të startojë rregullisht, është portieri Bernd Leno.

Tottenham Hotspur v Arsenal FC - Premier League

Kundër Spurs, ai tregoi kualitetet e tij duke bërë një pritje të jashtëzakonshme të dyfishtë brenda dy sekondave – derisa njëra është pretendente për “Pritjen e Sezonit.”

Shikoni pritjet në videon e mëposhtme. /Insporti.com/

-->