Dy raste me abuzim seksual në volejboll – Ish-presidenti i KOK-ut ishte në dijeni

Sporte të tjera 15 Dhjetor 2021 20:09

Ish- nënkryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Visar Alimehaj dha një koment lidhur me abuzimet seksuale në sport, duke pohuar se të tilla ka edhe në sportin e Kosovës, shkruan Insporti.


Lidhur me këtë çështje, Insporti ka kontaktuar Alimehajn, i cili tha se kishte kuptuar nga ish- Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani se ishin dy raste të hapura për abuzime seksuale në prokurori.


“Herën e parë që e kam ndëgjuar këtë temë ka qenë nga ish presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës z.Besim Hasani në një seminar. Atëherë e kam kuptuar se dy raste kanë qenë të hapura në prokurori. Mirëpo pasi që e kam përfundu trajnimin në Kanada për “abuzimet dhe keqtrantimet e sportistëve” e kam pa se cilat janë format e abuzimit dhe e kam kuptu se në Kosovë asi formash ka shumë por që asnjëra nuk lajmrohet diku apo as që i kushton dikush rëndësi
” – tha fillimisht Alimehaj për Insportin.

Besim Hasani ishte plotë 24 vite, ose më saktësisht që nga viti 1996 në krye të KOK-ut, por ai humbi zgjedhjet në KOK këtë vit nga Ismet Krasniqi, i cili tani e mban postin e të parit në Komitetin Olimpik të Kosovës.

Teksa, Alimehaj zbuloi se e kishte këshilluar Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit që të mbahej një seminar në lidhje me këtë temë.

No photo description available.


“Sa i përket Ministrisë, unë në një takim që e kisha me zv.Ministren në Tetor 2021 për disa çështje të tjera, jam kam përmendur edhe këtë problem dhe e kam këshillu për organizimin e një programi të përgjithëshem për të gjitha sportet dhe organizatat sportive që të mbahet seminar ku do të edukohen të gjitha palet e interesit në lidhje me këtë temë e posaqërisht të gjithë trenerët do duhej ta kenë obligative”
– përfundoi Visar Alimehaj.

Një përkrahje për ta hapur këtë temë dhe që të mbahet ndonjë seminar vetëdijësues Alihmehajt i ka dalë edhe trajneri i mirënjohur i volejbollit, Bujar Dervishaj, me të cilin Insporti ka kontaktuar gjithashtu. Dervishaj, i cili është edhe “psikolog sportiv” në Zvicër tha se ka ndihmuar shumë sportistë shqiptar.


“Përveç aspektit të lajmërimit të abuzimeve seksuale, sportistët kanë nevojë edhe ta menaxhojnë frikën dhe të ballafaqohen me presionin e madh. Po kam ndihmuar shumë sportistë shqiptarë e të huaj.” – tha Dervishaj.


Dervishaj këshilloi që nëse realizohet kjo kampanjë të quhej “NA TREGO” ose “SI JENI”.


Dyshja në prononcimet për Insportin premtuan se do të bëjnë çmos që të formohet qendra në Kosovë, teksa mirëpresin edhe ndihmën nga Federatat e Sportit.

/Insporti.com

-->