Dy raste në Flamurtar me koronavirus, FFK në gjumë

Futboll 18 Korrik 2020 12:42

Klubi i Flamurtarit është “kapluar” nga koronavirus ditët e fundit. Në klubin kryeqytetas tashmë janë dy persona të infektuar me koronavirus. Insporti raportoi se bëhet fjalë për një futbollist, të cilit emri nuk i është publikuar për shkak të privatësisë.

Megjithatë, kryetari i klubit, Imer Ademi ka bërë publike emrin e futbollistit të infektuar. Bëhet fjalë për Gentrit Begolli, i cili dje ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas Ademit, ai është në vetëizolim që dy javë, e po ashtu edhe Begolli.

“Gentrit Begolli ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Që katër ditë nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje. Ka pasur simptoma, dhimbje koke, është larguar nga stërvitjet, është testuar dhe ka dalur pozitiv. Po ndodhin edhe në familje kur dikush po rezulton pozitiv me COVID-19, por që pjestarët tjerë të familjes nuk po i testojnë pa pasur simptoma. Unë për vete jam pozitiv, që dy javë jam në izolim. Dhe bashkëshortes nuk ia kanë bërë testin. Duhet me pasë shenja apo simptoma për të bërë teste, nuk po bëjnë më për kontakt”, deklaroi Ademi për Zëri.info, transmeton Insporti.com.

Flamurtari sot zhvillon ndeshjen e xhiros së 31-të të IPKO Superligës kundër Feronikelit në orën 17:00.

Frika tek futbollistët në kampin e Feronikelit mund të jetë pasi sot do të përballen me bashkëlojtarët e Begollit, përkundër se trajneri i tyre, Afrim Tovërlani deklaronte se nuk ka virus.

Insporti ka tentuar të kontaktojë me krerët e Federatës së Futbollit së Kosovës, por që kanë qenë të paqashëm.

Krerët e Federatës duket së më shumë janë të interesuar për darka me futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, se sa për situatën e krijuar në Superligë.

Sot do të zhvillohet xhiroja e 31-të e Superligës, ndërsa kanë mbetur edhe dy deri në përfundim.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohet sot me fillim të orës 17:00.

Ndryshe, deri më tani, në futbollin kosovar, pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar një rast te Drita, dy te Vushtrria, dy te Flamurtari si dhe gjyqtari Ilir Mehmeti. /Insporti.com/

-->