Dy raste pozitive me coronavirus tek çerekfinalisti i Ligës së Kampionëve

Futboll 09 Gusht 2020 21:30

Janë konfirmuar dy raste pozitive tek Atletico Madrid, transmeton Insporti.

Klubi spanjoll ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare se dy persona kanë rezultuar pozitiv nga testet e bëra gjatë ditës së shtunë.

Ende nuk është bërë e ditur nëse bëhet fjalë për lojtarë apo anëtarë të shtabit teknik.

Të dy individët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar në shtëpitë e tyre.

Kujtojmë që Atletico Madrid duhet të luajë ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj RB Leipzig të enjtën në Portugali./Insporti.com/

-->