Dy shoferët e Red Bull ndeshen midis vete me 300km/h, pak para finishit

Formula 1 29 Prill 2018 14:43

Gara për Shpërblimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1 u ndërpre për herë të dytë, për shkak të aksidentit. Në shteg është në fuqi regjimi i Automobilit të Sigurisë pas aksidentit të shkaktuar midis dy shoferëve të Red Bullit, Daneil Ricciardos dhe Max Verstappenit.

Verstappen pas daljes nga pit stopi ia mori Ricciardos pozitën e tretë, mirëpo, australiani ishte më i hspejtë dhe kishte mundësi ta tejkalojë kolegun e tij të ekipit në drejtëzën e start finishit.

Aty ku shpejtësitë arrijnë mbi 300 km/h, Verstappen, fillimisht bllokoi trajektoren e jashtme, e më pas u mbrojt duke frenuar herët dhe Ricciardo nuk pati ku të shkojë, përpos të përplaset në kolegun e tij, duke bërë Red Bulli të mos marrë asnjë pikë në këtë garë dhe duke shkaktuar dëme milionëshe.

Po ashtu, hyrja e Automobilit të Sigurisë në shteg, ia mundësoi shoferit finlandez të Mercedesit Valtteri Bottas, të hyjë në pit stop duke ruajtur pozitën e parë dhe po thuajse t’ia japë në dorë fitoren në Baku.

-->