Dy skuadra rivalizojnë për shërbimet e Martial

Futboll 17 Prill 2018 12:25

Futbollisti Manchester United, Anthony Martial, ishte duke u përfolur për një largim të mundshëm nga “Old Trafford” gjatë kësaj vere, pasi francezi nuk po arrin të sigurojë paraqitje të mjaftueshme në formacioni e parë të trajnerit Jose Mourinho.

Shtypi italian raporton se Jose Mourinho ka vendosur ta shesë 22 vjeçarin, për të cilin Man.United pagoi 50 milionë euro për ta sjell në “Old Trafford” nga ekipi francez Monaco në vitin 2015 dhe pikërisht sipas “Calciomercato.com”, “Djajtë e Kuq” nuk do të pranojnë vlerë më të ulët se ajo me të cilën e kishin blerë francezin.

Megjithëse, Jose Mourinho theksonte vazhdimisht se Martial bënë pjesë në planet e tij për të ardhmen, ardhja e kilianit Alexis Sanches, i ka vështirësuar punët për francezin, i cili nuk po arrin të ketë paraqitje sa dëshiron, sidomos në formacionin startues.

Normalisht për shkak të aftësive që ka 22 vjeçari, këtë moment janë duke e përcjell disa skuadra evropiane, prej të cilave dy të mëdha janë më serioze në këtë aspekt.

Fillimisht, shumë më herët ishte Juventus që e vështronte situatën e Martial tek United, por së fundmi francezi ka zgjuar shumë edhe interesimin e gjigantit gjerman, Bayern Munchen.

Mirëpo, përkundër raportimeve gjithandej, sidomos nga shtypi italian, në fund trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, do të vendos a do ta shesë a po jo, francezin e talentuar. /Insporti.com

-->