Dy vite pa legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Sot janë bërë dy vite që nga vdekja e ikonës së futbollit kosovar dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Mëngjesi i 9 qershorit 2018 ishte tronditës për Kosovën, pas lajmit se Vokrri kishte ndërruar jetë.
Tërë jetën, Vokrri ia kushtoi futbollit, njëherë si futbollist, e më pas si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Madje, ish-futbollisti i FC Prishtinës, ia doli që FFK-në ta pranonte edhe në instancat më të larta të futbollit botëror si UEFA dhe FIFA.
Në karrierën e tij si futbollist, Vokrri ka luajtur te FC Prishtina, Partizani, Nimes, Fenerbahçe, Bourges dhe Montiuçon.
Gjithashtu, ai e ka përfaqësuar ish-Jugosllavinë në nivel ndërkombëtar, me të cilën ka realizuar 12 paraqitje dhe ka shënuar gjashtë gola