Dy vjet nga medalja e Majlindës – përjetoni sërish finalen

Sot janë bërë dy vjet nga dita kur Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë -52kg në xhudo, në Rio.
Për Kosovën ky vazhdon të jetë suksesi më i madh në planin sportiv dhe një nga ngjarjet më të mëdha në planin ndërkombëtar që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë prë pavarësinë e vendit.
Majlinda Kelmendi kurorëzoi në Rio një karrierë të shkëlqyeshme përgjatë së cilës kishte fituar tituj evropianë e botërorë si juniore dhe seniore.
Tashmë, pas shumë lëndimeve dhe problemeve, ajo është duke tentuar të kthehet me kohë për të mbërri formën më të lartë për Lojërat Olimpike të vitit 2020 që zhvillohen në Tokio.
Përveç lëndimeve dhe problemeve, mbrojtjen e titullit Majlindës pa dyshim do t’ia vështirësojë edhe fakti që japonezët e kanë sport kombëtar xhudon dhe qysh tani kanë filluar të investojnë miliona në programe përgatitore, duke mos dashur të lejojnë “befasi”, raporton Insporti.
Sidoqoftë, sot në dy vjetorin e kësaj ngjarjeje, Insporti ju fton të kthehemi pak në kohë dhe të përjetojmë edhe një herë emocionet e luftërave të Majlindës.