Dy xhirot e fundit në këtë ligë do të luhen me prani të tifozëve

Futboll 05 Maj 2021 19:38

Më në fund një lajm i mirë për të gjithë sportdashësit. Drejtuesit e Premier Ligës kanë njoftuar këtë të mërkurë se stadiumet do të hapin dyert për tifozët për dy xhirot e fundit të kampionatit.

Rikthimi do të jetë në respektim të masave anti-COVID dhe do të lejohen vetëm 10 mijë tifozë brenda stadiumit.

Gjithashtu u bë e ditur se të pranishëm do të jenë vetëm tifozët vendas dhe jo të ardhur, për të shmangur lëvizjet masive për shkak të COVID-19. Java e 37-të dhe e 38-të të projektuara për tu luajtur në datat 18-19 maj dhe 23 maj do të luhen në prani të tifozëve. /Insporti.com/

-->