Dy yjet e Premierligës thyejnë rregullat e izolimit, dalin për të luajtur futboll

Futboll 16 Mars 2020 17:45

Liga Premier ka ndaluar çdo aktivitet për shkak të pandemisë coronavirus që ka prekur edhe futbollistët në shumë vende të Evropës.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta si dhe sulmuesi i Chelseat, Callum Hudson-Odoi kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Klubet e Ligës Premier kanë pushuar aktivitetet e tyre, ndërsa lojtarët janë urdhëruar të qëndrojnë në izolim. Por urdhri nga klubi i Chelseat si duket nuk ka vlejtur shumë për mesfushorin anglez Mason Mount.

Mesfushori i Chelseat së bashku me shokun e tij të ngushtë Declan Rice që aktivizohet te West Ham kanë thyer rregullat e vetizolimit dhe kanë dalë në një fushë për të luajtur futboll.

Ka qenë një dëshmitar i rastit që këtë ngjarje e ka treguar për të përditshmen angleze The Mirror, pasi pa dy yjet e Ligës Premier duke luajtur futboll në një fushë.

“Unë isha duke e quar djalin tim 14-vjeçar për stërvitje, kur vërejtëm një makinë jo të zakonshme dhe pyesnim se kush mund të ishte me të”.

“Pastaj erdhi një makinë tjetër me tre ose katër njerëz në të dhe djali im e njohu Mason Mount që ishte shofer i kësaj makine”, ka deklaruar për Mirror një dëshmitar i rastit.

“Së bashku me të ishte edhe Declan Rice dhe po luanin thuajse nuk ka ndodhur asgjë, derisa Mount ka pasur kontakte së fundmi me Hudson-Odoi një futbollist që ka rezultuar pozitiv me coronavirus”.

“Mount ka dalë në publik edhe pse është dashur të jetë në izolim, ai nuk po e merr këtë situatë seriozisht dhe jemi tmerruar kur e kemi parë atë”, ka deklaruar për Mirror dëshmitari i rastit që ka dashur të mbetet anonim.

Mirror ka kontaktuar zëdhënësin e Chelseat i cili shkurtimisht ka thënë se klubi i treguar Mountit për përgjegjësitë që ka, dhe së pritet të merren masat e nevojshme ndaj tij.

Ndërsa nga ana tjetër te West Ham kanë insistuar se ylli i tyre Declan Rice nuk ka bërë asgjë të keqe.

-->