Dybala e refuzon ofertën e Tottenhamit

Futboll 06 Gusht 2019 22:37

Paulo Dybala raportohet se do t’i sjellë edhe më shumë probleme Juventusit, pasi thuhet se nuk është bindur as nga oferta e Tottenhamit.

Më herët u raportua se Tottenhtami dhe Juventusi kishin arritur marrëveshjen që argjentinasi të kalojë në Londër, por tani eksperti i transfereve në Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, ka thënë se argjentinasi nuk është entuziast për një kalim të tillë.

Dybala më herët refuzoi edhe Manchester Unitedin që s’pranoi t’i ofrojë pagë 12 milionë euro plus bonuse, si dhe pagesën prej 15 milionë eurove për agjentin e lojtarit.

Nëse një kërkesë e tillë pranohet nga Tottenhami, atëherë Dybala do të kalonte me pagë edhe superyllin e skuadrës Harry Kane.

Dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Torino, ose nëse largohet, të kalojë vetëm te Paris Saint-Germaini.

Interi po konsiderohet opsion i fundit në verë për lojtarin, me ofertën për shkëmbim me Mauro Icardin.