Dybala ishte afër kalimit te United – arsyeja pse dështoi transferimi

Futboll 02 Prill 2020 10:15

Ylli i Juventusit Paulo Dybala ishte shumë pranë kalimit në Manchester United, sipas menaxherit të Romelu Lukakut, Federico Pastorello.

Edhe Lukaku duhej pranë kalimit në Juventus verën e kaluar, në një marrëveshje të drejtpërdrejt shkëmbimi, sipas të cilës Dybala do të kalonte në United. Por marrëveshja dështoi dhe sulmuesi belg iu bashkua Interit.

Ndërkaq, Dybala mbeti në Juventus, pas një afati tjetër kalimtar që vuri të ardhmen e tij në dyshim.

“Është e vërtetë, Dybala ishte buzë kalimit në United”, tha Federico Pastorello për Tuttosport.

“Romelu, megjithatë, vazhdimisht shpresonte t’i bashkohej Interit sepse ishte prekur nga dashuria që tifozët zikaltër kishin treguar për të”, shtoi ai.

-->