Dybala te Tottenhami – pranohet oferta prej 70 milionë euro

Futboll 06 Gusht 2019 21:04

Paulo Dybala mund të kalojë te Tottenhami pasi oferta për të në vlerë 70 milionë euro është pranuar.

Sulmuesi i Argjentinës raportohet se mund të niset drejt Londrës dhe t’i bashkohet skuadrës së Pochettinos këtë javë, transmeton Insporti

Sipas korrespondetit të Juventusit në Goal.com, Romeo Agresti, Juventusi tashmë e ka pranuar ofertën e majme të Tottenhamit.

Bëhet fjalë për 70 milionë euro (65 milionë funte), derisa lojtari pritet të fillojë bisedimet me Tottenhamin rreth çështjeve të kontratës.

Në këtë afat kalimtar të verës ishte përfolur për një shkëmbim të mundshëm Dybala-Lukaku, ndërmjet Juventusit e Manchester Unitedit. /Insporti.com/