Dynamo Kyiv-Chelsea: Shënohet goli i parë

Futboll 14 Mars 2019 19:06

Chelsea ka kaluar në epërsi si mysafir i Dinamos së Kievit, në ndeshjen e cila po luhet në kuadër të Europa Leagues, të enjten mbrëma.

Olivier Giroud është ai që i ka dhënë epërsinë “Të Kaltërve”, duke realizuar në minutën e pestë të ndeshjes, transmeton Insporti.

Pas një këndore të gjuajtur nga Willian, Ruben Loftus-Cheek i dha një devijim të lehtë topit me kokë, duke e dërguar atë në këmbët e Giroudit, i cili nuk gaboi nga afërsia.

Kujtojmë se Chelsea ka një epërsi prej 3-0 nga ndeshja e parë.

Më poshtë, goli i Giroud. /Insporti.com/