Dyshohet për krim të organizuar, ftohet në polici presidenti i Federatës së Futbollit

Futboll 28 Shkurt 2021 20:42

Probleme me ligjin për kryetarin e Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisa Kokeza.

I pari i futbollit serb është ftuar nga policia nën dyshimin për krim të organizuar në Beograd, shkruan “Zeri.info”.

Ai është pyetur në lidhje me lidhjet e tij me organizatën e Veljko Belivuk, e cila konsiderohet “kriminale”.

Në mediat serbe nuk ka shumë detaje, por deri në një vendim tjetër, Kokeza është liruar në procedurë të rregullt.

Dyshohet për krim të organizuar, ftohet në polici presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë

-->