Dzeko e Salah shkëmbejnë batuta para ndeshjes

Futboll 24 Prill 2018 14:32

Në ndeshjen që zhvillohet pas pak orësh në “Amfield” në mes Liverpool e Roma, vëmendje do të ketë posaçërisht lojtari më i mirë i “The Reds”, Mohamed Salah, i cili pritet se do të bëjë dallimin kundër ish-skuadrës së tij.

Në anën tjetër, sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko, i ka bërë thirrje ish-bashkëlojtarit të vet, Mohamed Salah, të pushojë dhe mos të shënojë kundër Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“I shkruajmë shpesh njëri tjetrit. Kur u hodh shorti i gjysmëfinales, i shkrova dhe i urova fat në thyerjen e rekordit në Premier League, por i thashë të pushojë kundër nesh!”, ka thënë Dzeko.

Salah erdhi në “Anfiled” pikërisht nga skuadra romake verën e kaluar dhe në sezonin e tij të parë me Liverpool ka arritur të ketë paraqitje mbresëlënëse, duke shënuar plotë 41 gola në të gjitha garat, me çka u shpall lojtari i vitit në Premier League, kurse është kandidatë serioz për “Topin e Artë” si golashënuesi më i mirë në Evropë. /Insporti.com

 

-->