E bujshme, Barcelona transferon ish yllin e Real Madridit

Futboll 13 Maj 2019 12:51

Dy skuadrat spanjolle, Barcelona dhe Atletico Madrid kanë shprehur interesim për sulmuesin e PSG-së, Angel Di Maria.

Për argjentinasin është raportuar një rikthim i mundshëm në Spanjë, dhe Camp Nou shihet si destinacioni i ardhshëm për të.

Mirëpo, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone këmbëngul për sulmuesin e PSG-së, i cili ka shënuar 11 gola në 28 paraqitje për PSG-në këtë sezon.

Kujtojmë se Di Maria ishte futbollist i Real Madridit, klub me të cilin fitoi të gjithë trofetë. /Insporti.com/

-->