E bujshme, dy futbollistët shqiptarë drejt gjigantit anglez

Kombëtarja 17 Maj 2019 22:34

Teksa fundi i kampionateve po afron, të tjerë i kanë mbyllur llogaritë dhe është koha për të bërë planet e afatit kalimtar të verës.

Shumë emra, shumë skuadra dhe shumë transferime futbollistësh përmenden edhe nga menaxherë për të rritur pagesat apo vlerën e kartonit, mirëpo, në momentin kur informacioni vjen nga revista dhe faqe të specializuara, atëherë besimi është maksimal.

Së fundmi, dy lojtarë të Kombëtares kanë të ndërthurur projeksionin e tyre për të ardhmen e afërt: merkaton e verës, shkruan Panorama Sport.

Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha janë raportuar si lëvizjet e mundshme të Tottenhamit për të tentuar më tej edhe Premier Ligën Angleze, pasi këtë edicion siguroi finalen e Ligës së Kampionëve.

Image