E bujshme, Liverpool synon Mbappen, kjo është oferta për PSG dhe paga e sulmuesit

Futboll 08 Nëntor 2019 17:23

Mediat angleze kanë publikuar sot lajmin e papritur, sipas së cilit Liverpool është duke synuar transferimin e francezit Kylian Mbappe.

Lajmi është befasues jo vetëm për faktin se kampioni i Evropës nuk është përmendur si destinacion i mundshëm i super talentit francez, por edhe pse ndodhi pikërisht në vlugun e përpjekjeve të Real Madridit për ta transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Madje flitet se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i gatshëm të heqë dorë nga Mohamed Salah, ose eventualisht nga Sadio Mane, për ta transferuar Mbappen.

Sipas informacioneve nga Anglia, skuadra nga “Anfiled” planifikon që PSG-së t’i bëjë ofertë prej 250 milionë euro, ndërsa paga vjetore e sulmuesit francez do të ishte 40milionë euro.

Gjithsesi, duket se “çmenduritë” rreth transferimit të Mbappes do të vazhdojnë.