E bujshme, Xavi mund të marrë drejtimin e gjigantit evropian

Futboll 23 Shtator 2019 11:38

Legjenda e Barcelonës, Xavi thotë se ai është në pritje të marr drejtimin e ish-klubit të tij dhe të ish-shokëve të skuadrës si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Sergio Busquets në këtë klub.

Trajneri aktual i blaugranëve, Ernesto Valverde është nën presion në ‘Camp Nou’.

Përkundër që e fituan La Ligan në sezonin e kaluar, kolapsi i tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit ka lënë një shije të hidhur dhe ata kanë filluar sezonin e ri në formë katastrofale.

Ata pësuan humbje 2:0 ndaj Granadas të sapo promovuar të shtunën dhe spekulimet kanë filluar të qarkullojnë duke sugjeruar se ditët e Valverde në bankën rezervë janë të numëruara. Xavi është kandidati favorit për të marrë postin.

Ish-mesfushori 39-vjeçar aktualisht është trajner i Al-Sadd në Katar. Skuadra e tij ka fituar të tri ndeshjet e tyre të ligës këtë sezon, duke shënuar 13 gola në këtë proces, dhe janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Aziatike.

“Nuk e di nëse do të jetë një urë për te Barca”, ka thënë Xavi për gazetën katalunase Ara . “E vetmja gjë që më shqetëson tani është të bëj mirë këtu, të fitoj tituj”.

“Nuk do të ishte problem [të menaxhohen ish-shokët e skuadrës]. Unë e di se si është Leo [Messi], dhe Luis [Suarez], Busquets, Jordi [Alba], [Gerard] Pique ose Sergi [Roberto]”.

“Unë e di se si ata stërviten, aftësinë e tyre për udhëheqje, unë mund të them nëse ata janë të trishtuar ose të zemëruar. Shpresoj që si trajner të mund të kisha tre, pesë, tetë ose dhjetë lojtarë që unë tashmë i njihja dhe që tashmë kisha një marrëdhënie të mirë me ta”.

“[Messi] është një lojtar që, nëse e bindni, ai madje mund të jetë një mbrojtës i shkëlqyeshëm. Ai ka shpejtësi fizike dhe mendore. Ai ka gjithçka. Nëse e bindni për t’u rikthyer mbrapa, çfarë do të bëjnë të tjerët? Ata do të vrapojnë dy herë më shumë. ”

Humbja e së shtunës ndaj Granadës erdhi pasi Barca pati fatin të shpëtojë me një barazim ndaj Borussia Dortmundit, në ndeshjen e parë të fushatës së tyre të Ligën e Kampionëve.