E çuditshme: Suarez kërkoi penallti në favor të Betisit mbrëmë

Barcelona vazhdoi me paraqitje dominuese në La Liga, të dielën mbrëma, me një fitore rutinore 4-1 kundër Real Betisit.
Një hat-trick nga Lionel Messi – kush tjetër? – ia siguroi blaugranëve tre pikët, derisa Luis Suarez shënoi golin tjetër, transmeton Insporti.
Sulmuesi uruguaian u zëvendësua vonë gjatë ndeshjes për shkak të lëndimit, derisa është konfirmuar se ai do të mungojë 10-15 ditë.
Ai gjithashtu ishte protagonist i një momenti kundërthënës kur u duk se apeloi për penallti kundër skuadrës së tij.
Në videon e mëposhtme, Semedo prek me dorë topin dhe pastaj humb posedimin, gjë që nxitë Suarezin të ngrisë duart lartë. E çuditshme.
Here’s Suarez asking for a handball….against his OWN teammate ??? pic.twitter.com/qU7qRgdv5M
— Magic0fBarca Comps (@MagicOfBarca3) March 18, 2019
Ky veprim i Suarezit nuk kaloi pa u vërejtur nga fansat e futbollit. /Insporti.com/