E dashura e re e Verratit “çmend” ndjekësit e saj (FOTO)

Futboll 09 Tetor 2019 17:19

Tashmë konfirmohet edhe ndarja e Marco Verratit nga Laura Zazza, teksa së fundmi lojtari është parë i shoqëruar me modelen, Jessica Aidi.

Prej kohësh qarkullonin lajme se mesfushori italian dhe modelja franceze ishin në një lidhje, por diçka e tillë nuk ishte pranuar nga të dy personat.

Verrati është fotografuar me Aidin në disa evente dhe tashmë është konfirmuar edhe një lidhje midis të dyve.

Italiani e pranoi se martesa me Laura Zazzan kishte përfunduar, më të cilën kishte dhe dy fëmijë. Por, duket se 26-vjeçari nuk ka humbur kohë për të gjetur partneren e tij të re, teksa ka nisur një romancë me bukuroshen franceze.

Aidi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë hedh foto provokuese me te cilat “tërbon” ndjekësit e saj të shumtë.