E dhimbshme: Ishte një nga lojtarët më të talentuar në botë, sulmi në zemër ia ndërpreu karrierën

Futboll 13 Janar 2021 18:53

Talenti i madh Abdelhak Nouri ishte një nga futbollistët më të vlerësuar të shkollës Ajax, por ai e përfundoi karrierën e tij në moshën 20-vjeçare për arsye shëndetësore.

Në vitin 2017, në një ndeshje miqësore kundër Werder Bremenit, ai pësoi një sulm në zemër në fushë dhe kaloi më shumë se dy vjet në komë për shkak të dëmtimit të rëndë të trurit.

Sot 23-vjeçari Nuri ngadalë po shërohet. Ai filloi të komunikonte me familjen e tij disa muaj më parë, por nga klubi ishte shumë i zhgënjyer.

Vitin e kaluar kontrata e tij u ndërpre. Familja duhej të merrte dëmshpërblim, por një marrëveshje mbi shumën nuk ishte e mundur për muaj me radhë.

Ajaxi po ofron pesë milionë euro, familja Nuri dëshiron dy herë më shumë.

Drejtori i Ajaxit, Edwin van der Sar, tha se një marrëveshje nuk ishte arritur dhe se gjithçka ndoshta do të përfundonte në gjykatë.

“Ne biseduam me familjen dhe avokatët dhe nuk arritëm një marrëveshje. Më vjen keq, situata është e vështirë dhe e di që ata gjithashtu do të dëshironin që gjithçka të zgjidhej. Ka shumë mundësi që gjithçka të përfundojë në gjykatë”, tha Van der Sar.

-->