E dhimbshme: Talenti 17 vjeçar ndërron jetë para syve të babait

Motosport 18 Dhjetor 2020 15:10

Një aksident i rëndë, i ka marrë jetën talentit 17-vjeçar të garave të motokros, Sebastian Fortini, i cili vdiq para syve të babait të tij.

Piloti i ri italian ishte duke bërë stërvitje kur pësoi aksidentin fatal.

Ngjarjen e dhimbshme e ka barë nga afër edhe babai i tij që ishte trajneri personal i 17-vjeçarit.

I riu garonte për skuadrën e Jrt Mx Team dhe ishte një nga pilotët italianë më premtues në këtë kategori.

-->