E enjtja e madhe në F1, prezantohet edhe Mercedesi i ri

Formula 1 22 Shkurt 2018 15:48

Dy ekipet kryesore të Formulës 1, Mercedes Benz AMG dhe Ferrari kanë prezantuar bolidët e tyre për sezonin 2018. Ekipet “rastësisht” kishin caktuar datën e njëjtë për  lansim të modeleve të reja, në një formë, duke paralajmëruar se kët sezon edhe në shteg do të konkurrojnë për fitore dhe trofe, siç kanë konkurruar sot për vëmendjen e medieve botërore.

Mercedesi është kampion aktual dhe në sezonin 2018 hyn me modelin W09, prezantimin e të cilit e bëri në shtegun në Silverstone.

Dizajni i Mercedesit të ri, përjashto HALO-n dh ndryshimet në pjesë ne pasme që imponohen nga rregullat e reja, është një evolucion i natyrshëm nga modeli i vitit të kaluar, me atë që elemente të reja aerodinamike vërehen edhe në pjesën e përparme.

Lewis Hamilton, vozitësi i parë i këtij ekipi është në ndjekje të titullit të pestë botëror këtë sezon, që do ta barazonte atë me argjentinasin legjendar Juan Manuel Fnagio, po ashtu vozitës i Mercedesit në vitet e 50-ta.

Hamilton edhe këtë sezon për koleg të ekipit ka finlandezin Valteri Bottas dhe Mercedesi mbetet favorit kryesor edhe për titullin e kampionit të konstruktorëve.

Ekipi gjerman dominon në Formula duke fituar titujt në katër vite te fundit (tri herë Hamilton dhe një herë Rosberg), besohet se edhe sivjet e ka motorin dhe bolidin më të mirë dhe përveç Ferrarit nuk parashihet se dikush mund t’u bëjë konkurrencë serioze.

 

-->