E fejuara e Rashicës “pushton” Ishujt Maldive – Këto janë fotot e fundit të saj

Futboll 20 Qershor 2019 20:42

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, po i kalon pushime në Ishujt Maldive me të fejuarën e tij, Belkiz Kera.

Bukuroshja e Milotit ka mahnitur me fotografitë e fundit të postuar në rrjetin social ‘Instagram’.

Ndërkohë, klubi gjerman Werder Bremen i ka uruar pushime të këndshme Rashicës, i cili shkëlqeu gjatë edicionit të fundit duke shënuar 12 gola.

“Sezoni ka përfunduar – koha për një pushim shumë të merituar për Milot Rashicën”, ka shkruar klubi gjerman në faqen e saj në rrjetin social Facebook.

Mesfushori 22 vjeçar ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Bullgarisë, të fituar me rezultat 3:2 në Sofje./Insporti.com