E fishkëllyen pas ndeshjes, vjen reagimi nga Valverde

Futboll 06 Nëntor 2019 08:23

Ernesto Valverde dhe Barcelona e tij nuk kanë marrë më shumë se një barazim pa gola ndaj Slavia Pragës, ndërsa në fund të ndeshjes u fishkëllyen nga tifozët.

Katalonasit u ndalën në barazim pa gola në ‘Camp Nou’.

Trajneri i Blaugranave ka thënë se lojtarët nuk arritën të shënonin rastet që iu krijuan.

“Fishkëllimat? Është në rregull për njerëzit (tifozët) të kërkojnë më shumë”, tha ai.

“Gjithmonë duam të fitojmë. Sot, e drejta nuk ishte në anën e duhur, pasi kishim raste të pastra”.

“Nuk e kthyen në favori dominimin dhe rastet që i kishim”, ka thënë Valverde.

Me këtë barazim, Barcelona tani prin si lidere e grupit F, me 8 pikë, një më shumë se ndjekësi Borussia Dortmundi.

-->