E fitoi betejën me Covid-19, ja çka po bën Paulo Dybala

Futboll 14 Prill 2020 11:18

Paolo Dybala ka nisur stërvitjen pas më shumë se një muaj ndalese.

Sulmuesi argjentinas ishte një nga lojtarët bardhezi që u prek nga Covid-19, ndërsa lajmi i mirë është që prej disa ditësh është shëruar.

Ditën e djeshme, Dybala ka nisur të stërvitet dhe një gjë të tillë e ka postuar në rrjetet sociale duke uruar gjithashtu edhe festën e pashkëve.

Në bisedën me Del Pieron disa ditë më parë, argjentinasi u shpreh se nuk kishte bërë asnjë ditë stëritje pasi ishte prekur nga covid-19.

-->