E FUNDIT/ E konfirmon Tare: “Muriqi nuk do t’i bashkohet CSKA Moskës”

Futboll 18 Janar 2022 17:33

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi nuk do t’i bashkohet klubit të CSKA Moscoë, njofton Insporti.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportive i Lazios, shqiptari, Igli Tare, raporton gazetari sportiv, Fabrizio Romano.

“Vedat Muriqi nuk do t’i bashkohet CSKA Moskës, drejtori i Lazios, Igli Tare thotë: “Ishte një lajm i rremë. Ai nuk do t’i bashkohet CSKA Moskës” – shkroi Romano në Twitter.

Sulmuesi kosovar nuk po arrin ta gjejë te Lazio formën që kishte te Fenerbahce dhe largimi i tij gjatë janarit duket se është i pashmangshëm.

-->