E FUNDIT/ Kosova bëhet me trajner të ri, nënshkruan me Giresse

Futboll 23 Shkurt 2022 13:02

Federata e Futbollit të Kosovës po mban sot konferencë për media, shkruan Insporti.

Në konferencën e thirrur për media FFK ka prezantuar selektorin e ri të Përfaqësueses A, francezin Alain Giresse.

“Kemi garantu dhe i kemi dhënë përkrakhjen e plotë Giresse” – tha Agim Ademi.

Giresse ka një karrierë të gjatë futbollistike ku ka luajtur për Bordeaux nga viti 1970 deri më 1986. Vitet e tij të fundit si futbollist në pozitën e mesfushorit ai i kalojë të Marseille  ku luajti nga viti 1986 – 1988

Si trajner ai për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).

Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19

-->