E FUNDIT: Një finale europiane do të vijë në Shqipëri, kompeticioni më i ri i UEFA-s e nis nga Air Albania

Futboll 03 Dhjetor 2020 02:07

Një lajm i mirë vjen për të gjithë shqiptarët.

Shqipëria do të hapë dyert për të pritur një finale europiane.

“Top Channel” bën me dije se “Air Albania” do të jetë stadiumi ku do të mbahet finalja e kometicionit më të ri të krijuar ng UEFA.

Bëhet fjalë për Ligën e Konferencës, që vjen e 3-ta në rangun e kompeticioneve që organizohen nga qeveria e futbollit europian.

Kjo ligë do të vihet në jetë që nga viti i ardhshëm dhe do të jetë një mundësi më tepër edhe për ekipet shqiptare që të rrisin pjesëmarrjen e tyre në Europë.

Finalja e parë do të luhet në vitin 2022 dhe deri në atë kohë me shumë mundësi tifozët do të jenë rikthyer sërish në stadiume, prandaj të gjithë sportdashësit shqiptarë do të kenë mundësinë të përjetojnë një ndeshje të tillë të luhet në Tiranë.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka lobuar në UEFA për të sjellë në Shqipëri në finale të madhe Europiane dhe momenti për të bërë një gjë të tillë erdhi.

Ditën e enjte Komiteti Ekzekutiv i organizmit më të lartë të futbollit në Kontinentin e Vjetër do të mblidhet dhe do të miratojë vendimin, për ta bërë atë zyrtar.

-->