E fundit: Pas dhunës suspendohet takimi mes Ponte Prizrenit dhe Pejës

Superliga 04 Maj 2021 18:39

Pas incidentit fizik në fundin e pjesës së parë në mes Ponte Prizrenit dhe Pejës, ndeshja është suspenduar raporton Insporti.

Pezullimi ka ardhur nga FBK, pasi në përfundimin e pjesës së parë, u bë një tollovie e madhe ku u përfshinë zyrtarë dhe basketbollistë të dy skuadrave.

Federata e Basketbollit të Kosovës pritet që të dal me një komunikatë lidhur me vazhdimin e takimit.

Rezultati deri në fund të pjesës së parë ishte 49-48 në favor të Pejës./Insporti.com/

-->