E Fundit: Shqipëria publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Spanjës – ky është vendimi për Armando Brojan

Futboll 19 Mars 2022 12:20

Shqipëria ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet miqësore, më 26 dhe 29 mars, kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Në listë ka dy debutues, Kristjan Asllani dhe Adrian Bajrami. I pari pjesë e Empolit, i dyti pjesë e Benfica. Rikthehet edhe Elhan Kastrati, i cili merr vendin e Gentian Selmanit të dëmtuar.

Dermaku, Veseli dhe Trashi nuk janë ftuar në prapavijë, sikurse Amir Abrashi në mesfushë. Në sulm Balaj mbetet jashtë, ndërkohë që ka vend këtë herë për Vrionin.

LISTA E SHQIPËRISË PËR MIQËSORET ME SPANJËN DHE GJEORGJINË

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Erjon Hoxhallari, Adrian Bajrami, Ermir Lenjani, Albi Doka

Mesfushorë: Keidi Bare, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Nedim Bajrami, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Odise Roshi

Sulmues: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Rei Manaj, Myrto Uzuni, Giacomo Vrioni

-->