E fundit, Tokio në gjendje të jashtëzakonshme dy javë para fillimit të Lojërave Olimpike

Atletikë 08 Korrik 2021 11:03

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga ka njoftuar se Tokio do të futet në gjendje të jashtëzakonshme, raporton Insporti.

Vetëm dy javë para fillimit të Lojërave Olimpike, qeveria ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së Covid 19 në Tokio.

Olimpiada pritet të vazhdohet pa prezencën e shikuesëve në stadiume, si dhe do të ketë restriksione të tjera të mëdha në lëvizjen e sportistëve dhe qyetarëve.

Kujtojmë që Olimpiada “Tokio 2020” do të fillojë me 28 korrik dhe do të zgjas deri me 8 gusht./Insporti.com/

-->