E fundit, Zidane do të largohet nga Real Madridi

Futboll 13 Maj 2021 14:47

Zinedine Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madridit sezonin e ardhshëm. Mediumet spanjolle kanë njoftuar të enjten se Zidane do të largohet nga Real Madridi në fund të edicionit aktual, e fitoi apo jo titullin e kampionit në La Liga.

Mësohet se Zidane tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit për vendimin e tij dhe pritet që ta shkëpus kontratën pasi është lodhur me presionin e vazhdueshëm këtë edicion në krye të Real Madridit. Zidane ka kontratë me Realin deri vitin e ardhshëm dhe pas largimit nga klubi madrilen pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Juventusit. Juventusi në verë do ta shkarkoj Andrea Pirlon dhe Zidanen e sheh si njeriun e duhur për postin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

-->