E gjuan penalltinë, e qëllon portierin në kokë, ky është vendimi i gjyqtarit – shikoni pamjet

Hendboll 10 Janar 2020 16:19

Gjermania e ka mposhtur Holandën me rezultat 34:23, në nismë të Kampionatit Evropian të futbollit, ndërsa në pjesën më të madhe të ndeshjes luajti pa hendbollistin e saj më të mirë, i cili u përjashtua.

Uve Genshaimer shënoi dy gola në fillim të ndeshjes, ndërsa në minutën e 16-të u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të një veprimi të çuditshëm.

Njëri nga hendbollistët më të mirë në botë, e kreu një gjuajtje nga 7 metërshi, por e qëlloi direkt në kokë portierin holandez Bart  Ravensbergen, i cili u shtri në parket, ndërsa gjyqtari slloven e ndëshkoi gjermanin me karton të kuq.

Ai nuk e goditi me qëllim portierin rival në kokë, por bëhet fjalë për një situatë që është shumë e qartë në hendboll, pasi sipas rregullit, çdo goditje e portierit në kokë dhe në pjesët shumë afër saj vlerësohet si lojë e rrezikshme dhe pasohet me përjashtim.

“Vërtet nuk kam dashur ta gosa në kokë. Shumë shpesh i gjuaj penalltitë mbi krahët e portierit dhe jam i vetëdijshëm se ka rrezik t’i qëlloj. Më vjen keq, i kam kërkuar falje dhe u kërkoj falje edhe bashkëlojtarëve që u përkashtova”, ka thënë Genshaimer pas ndeshjes.

-->