E gjuan penalltinë “Panenka”, ja si reagon portieri (VIDEO)

Futboll 18 Korrik 2019 18:00

Mund t’i kemi parë të gjitha të veçantat nga ekzekutimi i një penalltie në mënyrën “Panenka”, por mesa duket tashmë janë portierët që po i përgjigjen me të njëjtin nivel këtij ekzekutimi.

Në takimin e djeshëm, të vlefshëm për Champions League, mes Ludogorets dhe Ferencvarosh, ishte sulmuesi i ekipit bullgar, Suirczok, i cili në minutën e 29-të, teksa rezultati shënonte 1-2, kishte mundësinë për të vendosur baraspeshën në lojë.

Ai zgjodhi ta ekzekutojë penalltinë në mënyrën e njohur si “Panenka”, por nga ana tjetër ishte portieri i Ferencvaroshit, që edhe pse bëri një lëvizje në fillim, ia doli që të ngrihej e ta devijonte topin në goditje këndi.

Panenka on Vidnews.

-->