E goditi me bërryl në fytyrë kundërshtarin, LeBron James pezullohet nga NBA

NBA 23 Nëntor 2021 11:41

Basketbollisti i mirënjohur amerikan, LeBron James është pezulluar për një ndeshje për herë të parë në karrierën e tij, pasi u përlesh me Isaiah Stewart në fitoren e Los Angeles Lakers kundër Detroit Pistons të dielën mbrëma.

James dhe Stewart u përjashtuan nga parketi pas incidentit. Ky ishte vetëm përjashtimi i dytë në karrierën e James, pasi i pari ndodhi më 2017.

Derisa James do të mungojë një ndeshje, Stewart e pësoi me keq dhe do të mungojë dy ndeshje.

Të hënën, NBA njoftoi se Stewart u pezullua sepse e përshkallëzoi incidentin dhe se iu vërsul në mënyrë agresive vazhdimisht Jamesit.

-->