E humbi penalltinë – ky është vlerësimi për Pogban pas ndeshjes

Futboll 19 Gusht 2019 23:08

Dështimi i Paul Pogbas i ka kushtuar rëndë Manchester Unitedit.

Mesfushori francez dështoi nga penalltia, duke mos arritur t’ia kthejë ‘Djajve të Kuq’ epërsinë, raporton Insporti

Kjo huqje e francezit bëri që ndeshja të përfundojë me rezultatin e barabartë, 1:1.

Sidoqoftë, ai ka marrë vlerësim pozitiv për paraqitjen në këtë ndeshje.

Sofascore i ka dhënë vlerësim me notën 7.2, derisa më i miri i ndeshjes u vlerësua Joao Moutinho i Wolvesit.

Më poshtë keni vlerësimet e futbollistëve. /Insporti.com/