E humbi penalltinë me qëllim, kjo është arsyeja

Kapiteni i Galatasaray U-14, Beknaz Almazbeko, është bërë temë në rrjetet sociale për veprimin e tij të jashtëzakonshëm prej një sportisti të vërtetë.
Almazbekov e fitoi një penallti pasi u rrëzua në zonë në një ndeshje kundër Istanbulspor.
Gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti pa pikë dyshimi në favor të Galatasaray.
Sportsmanship and good conduct is something that can only really work if it's taught and adopted from a young age.
Integrity is a part of the game we've sadly lost among the passion, fame and riches
This is great to see from young Beknaz Almazbekov ? pic.twitter.com/IOZDQqAbhS
— The Tactical Times (@TactTimesSocial) March 26, 2019
Megjithatë, siç shihet në pamjet e ngadalësuara, 13 vjeçari e kishte humbur drejtpeshimin dhe nuk kishte rrëzuar nga kundërshtari.
Almazbekov habiti të gjithë, kur vendosi ta gjuajë atë jashtë portës, duke e bërë portierin kundërshtar ta duartrokasë dhe shumë futbollistë të tjerë t’ia shtrëngojnë dorën.
?? @Galatasaray U14s captain Beknaz Almazbekov was awarded a penalty against Istanbulspor.
❌ He believed the penalty was awarded incorrectly…
? …so intentionally missed the penalty to make up for the mistake.
? Fair play. pic.twitter.com/a3cH1PMFry
— SPORF (@Sporf) March 26, 2019
Veprimi i tij është bërë viral në rrjetet sociale, duke u bërë shembull i ‘fair-play’. /Insporti.com/