E humbi penalltinë, tifozët e Arsenalit e bëjnë ‘për pesë pare’ Granit Xhakën

Futboll 24 Korrik 2019 13:18

Tifozët e Arsenalit e kanë ‘kryqëzuar’ Granit Xhakën në rrjetet sociale, pas paraqitjes së tij në miqësoren me Real Madridin.

Në ndeshjen që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të ‘International Champions Cup’, Arsenali i Xhakës u mund nga Real Madridi pas penalltive, shkruan Insporti

Xhaka, që së fundmi ka qenë kapiten në disa ndeshje të Arsenalit, ishte njëri nga tre lojtarët e Arsenalit që humbi penalltinë.

Në ‘Twitter’, disa tifozë janë shprehur të pakënaqur me paraqitjet e 26-vjeçarit, duke e kritikuar atë edhe për faktin se nuk është i denjë si kapiten.

“Një tjetër vit duke e shikuar Xhakën, Monrealin dhe Mustafin duke veshur fanellën e Arsenalit”, shkruan një tifoz.

“Disa nga ju e deshët Granit Xhakën kapiten”.

“Ky njeri nuk duhet të jetë askund afër 11-shes startuese, e lëre më të jetë kapiten”, shkruan një tjetër tifoz.

Një tjetër ka shkruajtur se “Xhaka është me të vërtetë shokues”. /Insporti.com/