E jashtëzakonshme – momenti kur Kosova barazoi rezultatin në sekondën e fundit

Kombëtarja 11 Janar 2020 08:14

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar me Italinë në ndeshjen e parë parakualifikuese për Kampionatin Botëror që në vitin 2021 mbahet në Egjipt.

Sfida e luajtur në Benevento të Italisë përfundoi baras, 26:26.

Kosova golin e barazimit e shënoi në sekondën e fundit të ndeshjes.

Ishte Drilon Tahirukaj që shënoi në fund për suksesin e Kosovës.

Dy ndeshjet e radhës Kosova i zhvillon kundër Rumanisë dhe Gjeorgjisë.

 

-->