E jashtëzakonshme, një 21-vjeçar shkruan historinë në NBA

Basketboll 13 Nëntor 2019 13:26

Ndeshjet e sotme në NBA kanë vendosur një rekord të ri dhe protagonist ka qenë ylli i ardhshëm Trae Young.

Basketbollisti që luan me Atlanta Hawks (fitoi 125-121 ndaj Denver) realizoi në këtë ndeshje 42 pikë e 11 asistime.

Sidoqoftë, e veçanta është se Young është basketbollisti më i ri në moshë në historinë e NBA-së që realizoi në 3 ndeshje radhazi mbi 30 pikë e 10 asiste.

Trae Young është vetëm 21 vjeç dhe ky është sezoni i tij i dytë në NBA.

-->