E ka veshur në sezonin 1982-83, fanella e Michael Jordan shitet për shumë marramendëse

Basketboll 10 Maj 2021 18:45

Një fanellë e veshur në një lojë që i përkiste Michael Jordan nga sezoni i tij i dytë në Universitetin e Karolinës së Veriut u shit me një shifër  rekord 1.38 milion dollarë të Shtunën në Heritage Auctions.Fanella i përkiste sezonit 1982-83, kur Jordan fitoi çmimin si lojtari më i mirë i vitit NCAA nga The Sporting News dhe është i njëjta fanellë që mbante në kopertinën e revistës kur fitoi çmimin.

Shitja theu rekordin e mëparshëm, vendosur gjithashtu nga Heritage në tetor, kur fanella e veshur nga Jordan me Chicago Bulls në sezonin 1986-87 u shit për 480,000 dollarë.”Siç provon çmimi përfundimtar, kjo fanellë ka gjithçka që mund të dëshirojë ndonjë koleksionist serioz,” tha Chris Ivy, drejtor i ankandeve sportive në Heritage.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fanella e Karolinës së Veriut u mor për herë të parë në 1983 kur menaxherët nga Stanford dhe Carolina e Veriut ndërruan fanellat e lojtarëve pas një ndeshje gjatë një turneu Ftesë Stanford në Maples Pavilion.Kjo nuk është hera e parë që fanella del në ankand, pasi u shit për 63,500 dollarë në 1999, e cila ishte rekord në atë kohë.

-->