E kërkuan rikthimin në Serie A, tani bien në Serie C

Futboll 13 Maj 2019 18:47

Klubi i njohur italian, Palermo është rrëzuar për një ligë më poshtë nga Federata e Futbollit e Italisë.

Edhe pse e mbylli sezonin në vendin e tretë të Serie B, Palermo jo vetëm që nuk do të marrë pjesë në play-offin për t’u ngjitur në Serie A, por sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie C.

Ky ishte vendimi i Gjykatës Federale të Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), e cila ka hedhur poshtë çdo kontestim të Palermos dhe përfaqësuesve të saj.

Shkak është bërë falsifikimi i dokumenteve financiare, në periudhën 2014-2017 nga krerët e klubit sicilian duke nisur nga ish-presidenti Mauricio Zamparini.

Nga dënimi i Palermos përfitojnë skuadrat e tjera me Perugian që shkon në play-off, Venezian që shpëton direkt dhe Foggian që mbetet në lojë për mbijetesë pasi do të luajë në play-out me Salernitanan.

-->