“E kisha situatën nën kontroll”: Whyte deklarohet pas nokatutit që e la pa ndjenja

Boks 23 Gusht 2020 10:59

Dillian Whyte është deklaruar pas humbjes shokuese ndaj rusit Alexander Povektin, transmeton Insporti.

Boksieri britanz shprehet se kishte pasur situatën nën kontroll ndaj Povetkin para nokautit brutal gjatë meçit të së shtunës.

Whyte shpresonte që pas fitores ndaj rusit 41 vjeçar, do të siguronte një meç ndaj Tyson Furyt, dhe kur e përplasi Povektinin dy herë në dyshemë në raundin e katërt, gjërat u dukën se po ecnin mirë.

Por një “uppercut” i rusit la pa ndjenja Whyte, të cilit ju nevojit edhe oksigjeni në ring.Dillian Whyte is adamant he had been 'bossing' his heavyweight clash with Alexander PovetkinBut the British star was left needing oxygen after Povetkin's devastating fifth-round uppercut

Povetkin i shkaktoi vetëm humbjen e dytë në karrierë Whyte në meçin i cili u zhvillua pa shikues në Matchroom HQ në Essex.

“Kisha situatën nën kontroll. Isha duke dominuar por mora një goditje të fortë” – u shpreh Whyte.

“Gjithçka është në rregull. Ndodhin këto gjëra në kategori të rëndë. Shpresoj se do të kemi një luftë tjetër brenda vitit” – përfundoi ai.

Whyte kishte qenë në radhë për tu ndeshur me fituesin e meçit Wilder – Fury por kjo humbje i ka komplikuar gjërat. /Insporti.com/

-->