E kishte quajtur Messin “Bir k****”, tani mund të jenë shokë ekipi

Futboll 28 Korrik 2019 19:45

Junior Firpo është një nga lojtarët që po kërkohet me ngulm nga Barcelona.

Mbrojtësi i talentuar pati një sezon të shkëlqyer me Real Betisin dhe konsiderohet si një nga spanjollët më premtues.

Barcelona e sheh si pasuesin ideal te Jordi Albas, që është në perëndim të karrierës.

Por, në vitin 2012, kur Firpo ishte vetëm 15-vjeç, ka thënë disa gjëra aspak të mira për Lionel Messin, që me shumë gjasa do e ketë shok skuadre.

Mbrojtësi i majtë e kishte fyer argjentinasin atë kohë në rrjetet e tij sociale: “Bir k****. Po të isha në një fushë me ty, do të t’i thyeja këmbët!”

Sot, mbrojtësi i Betis ka shfrytëzuar Mundo Deportivon për të pastruar imazhin e tij:

“Kam qenë thjesht një fëmijë. Po tallesha me një shokun tim që është fans i madh i Messit. Nuk kam asnjë dyshim që Leo është lojtari më i mirë në botë”, tha mes të tjerash Firpo.