E konfirmon Ancelotti: Modric e përfundon karrierën te Real Madridi

Futboll 16 Prill 2022 19:17

Futbollisti kroat i Real Madridit, Luka Modric do të vazhdojë të mbetet te Real Madridi deri në fund të karrierës së tij.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sevillën.

Juventusi shihej si skuadra e ardhshme e kroatit, por këtë e ka mohuar Ancelotti duke thënë se Modric do të mbetet në Santiago Bernabeu.

“Luka Modric do ta përfundojë karrierën e tij te Real Madridi”, u shpreh fillimisht Carlo Ancelotti.

“Nuk e di kur do të ndodhë një gjë e tillë, por jo është ideja e klubit dhe e Lukas. Modric nuk do të ketë probleme për të rinovuar kontratën, e krahasoj atë me Paolo Maldinin”, deklaroi Ancelotti.

Reprezentuesi kroat deri më tani ka zhvilluar 428 ndeshje duke shënuar 31 gola e duke asistuar 70 të tjerë. 

-->