E konfirmon Barcelona, Dembele do t’i nënshtrohet operacionit

Futboll 23 Qershor 2021 14:52

Klubi i Barcelonës e ka konfirmuar që Ousmane Dembele do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e tij të djatht, kjo pas dëmtimit në ndeshjen e vendit të tij kundër Hungarisë, shkruan Insporti.

“Pas testimeve këtë mëngjes në lojtarin Ousmane Dembele, është konfirmuar se ai ka një zhvendosje të tetivës së bicepsit në gjurin e tij të djathtë që do të kërkojë trajtim kirurgjik”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

“Lojtari francez është pra jashtë Euro 2020, siç konfirmohet këtë të hënë nga ekipi francez”

“Nr.11 i Barçës kishte marrë pjesë – nga stoli – në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian të Francës dhe u lëndua në të dytën prej tyre, e luajtur të shtunën e kaluar në Budapest kundër Hungarisë”.

Ndryshe, Dembele luajti gjithsej 44 ndeshje sezonin e kaluar dhe shënoi 11 gola.

-->