E konfirmon Gattuso: Pas 12 ditësh do të vijë në Milano blerja e re

Futboll 30 Nëntor 2018 09:32

Lucas Paquetá do t’i bashkohet Milanit në janar, kurse do t’i kryejë testet mjekësore brenda disa ditëve, kështu bën të ditur trajneri i kuqezinjve, Gennaro Gattuso.

Duke komentuar për “Sky Sport” fitoren 5-2 në Europa League kundër Dudelange, Gattuso zbuloi ditën kur Lucas Paqueta, braziliani i blerë nga kuqezinjtë, do të zbarkojë në Milano.

“Paqueta? Duhet të kuptojmë se ku mund ta aktivizojmë”, u shpreh Gattuso.

“Do të vijë pas 12/13 ditësh në Milano për të vizituar qytetin dhe për të bërë vizitat mjekësore. Më pas do  të kthehet më 2/3 janar”. /Insporti.com/